“Puthja më pasionante ka qenë ajo me Bujar Asqeriun”/ Amos shkrin së qeshuri Dean

“Puthja më pasionante ka qenë ajo me Bujar Asqeriun”/ Amos shkrin së qeshuri Dean

Dea dhe Amos krijuan një tjetër lojë sot për tu njohur më mirë me njëri-tjetrin. Duke improvizuar një intervistë njohjeje, Dea e pyeti Amosin se cila ka qenë puthja më pasionante që ai ka dhënë ndonjëherë në ekran.

Por, Amos nuk e mori aspak seriozisht lojën, pasi gjithë kohën u përgjigj me batuta. Madje ai tha se puthja më pasionante që ai ka shkëmbyer ndonjëherë në një skenë aktoriale, ka qenë me Bujar Asqeriun dhe jo me një vajzë.

Përgjigja e tij, shkriu së qeshuri Dean.

Dea e ngacmoi Amosin edhe për familjen e tij, më në veçanti për bashkëshortin e motrës së tij Elia Zaharia, Princin Leka.

Duke folur me nota humori, Dea e pyeti Amosin nëse atij i pëlqën vetja që është princ.