“Ai do vetëm të të gjejë pikën e dobët”, Armaldo bisedon me banorët për Luizin
18:45 - 20.01.2023

Armaldo ka qenë shumë i revoltuar thuajse gjatë gjithë ditës së sotme, për shkak të disa debateve që ai bëri me Luizin.
Ai i tha Luizit se minimalisht duhet të tregojë respekt kur një person po flet, pasi sipas Armaldos ai të ndërpret gjithë kohën.
Në një bisedë me Enin, Kristin dhe Nitën në kuzhinë, Armaldo tha se strategjia e Luizit është që, tek të gjithë banorët të gjejë pikën e dobët, dhe më pas t’i godasi ata.