“Nuk e toleroj atë që bëri”/ Tea dhe Kiara flasin për Luizin: Kurrë mos thuaj kurrë!
18:56 - 20.01.2023

Prej ditësh Tea dhe Luizi nuk kanë patur asnjë bisedë miqësore në shtëpisë, përveçëse komenteve ironike, apo debateve të shumta.
Tea ishte ajo që vuri një ‘barrierë’ në marrëdhënien e krijuar me Luizin, pasi ky i fundit e ofendoi atë disa ditë më parë. Konflikti nisi pasi Luizi i konsideroi djemtë që kanë patur një marrëdhënie me Tean, pa shije.
Ai shtoi se Kejvina dhe Efi janë më të paraqitshme se ajo, çka shkaktoi ‘krisje’ në raportin e tyre miqësor brenda shtëpisë.
Duke folur me Kiarën, Tea tha se Luizit nuk do t’ja falë kurrë.