“Banorët e rinj i shoh si turistë”/ Luizi debaton me Diolën dhe Nitën
Formimi i dy grupeve në shtëpi, krijoi një tjetër debat mes Luizit dhe banorëvë të rinj.
Kjo pasi, ai i cilësoi ata si ‘turistë’, duke thënë se rrijnë kot dhe nuk bëjnë asgjë.
Diola: Më bën përshtypje fakti që Luizi tha këtë koment, pavarësisht se kemi ndjenjur bashkë. Më bën përshtypje fakti që ai mendon se unë marr frymë kot. Atij nuk i lind e drejta të thotë që unë marr frymë kot.
Nita: I bashkangjitem Diolës. Më vjen mirë që nuk jam pjesë e asnjë grupi. Kam hyrë vetëm dhe vetëm do të dal nga këtu. Nuk dua të jem pjesë e këtyre debateve, vetëm për të qenë në qendër të vemendjes në ‘Prime’.
Luizi: Për sa kohë nuk kanë sjellë asgjë të re në shtëpi, kam mendimin tim. Nuk ju ndërpreva o Diola. Mua të tre më duken si turistë në shtëpi. Sa i përket grupeve, thjesht kam shkuar të rrijë me Kiarën dhe këtë e dijnë të gjithë. Aty kam filluar të flas me Efin, Ronaldon, Amosin, Armaldon.Nëse doni ta quani grup, quajeni.