“Bëri zgjedhje të gabuara”/ Olta flet për Ronaldon: E shkatërroi Luizi
17:08 - 22.01.2023

Olta dhe Kristi kanë komentuar daljen e Ronaldos nga shtëpia, dhe për këtë gjë, Olta fajësoi Luizin. Sipas saj, Luizi i prishi lojën Ronalos, e shkatërroi atë.
Olta shtoi se në kohën kur ajo dhe Ronaldo qëndronin bashkë, bënin shumë batuta dhe kalonin mirë bashkë.
Por, kur vazhdoi të qëndrojë me Luizin, gjithçka ndryshoi. Olta shtoi faktin që Ronaldo ka shumë humor, më shumë dhe më të lezetshëm se Luizi, por nuk arriti ta shfaqte veten e tij.