“Nga e di ti që Efi është keq”, Olta debaton me Diolën
21:44 - 22.01.2023

Amos dhe Olta u kthyen kundër Diolës, për faktin që kjo e fundit nguli këmbë që Efi dhe Luizi të dilnin nga dhoma e izolimit.
Diola tha se Efi ka qenë keq nga dje deri më sot, për shkak se ajo nuk qëndron dot në vende të izoluara. Ajo tha se këtë zgjedhje po e bën për Efin, por edhe për Kiarën, duke nxjerr Luizin nga kjo situatë.
Olta i tha Diolës se nga e dinte ajo që Efi është keq, por kjo e fundit e argumentoi me faktin që ia kishte thënë Kiara.
Nga ana tjetër, Amos i tha asaj t’i hapë sytë dhe se njeri i mirë mund të bëhet edhe duke përdorur trurin.