“U mbush me këngëtarë dasmash këtu”/ Luizi ironizon Valbona Memën

“U mbush me këngëtarë dasmash këtu”/ Luizi ironizon Valbona Memën

Luizi i tha Efit se frika e tij më e madhe është që ai të harrohet se është banor i kësaj shtëpie, kur të dalë të martën nga dhoma.

Sipas tij, duke qëndruar tre ditë në izolim, banorët do e harrojnë fare atë.

Ai madje komentoi edhe qëndrimin e Enit në këtë shtëpi, ndërsa përsëriti edhe një herë faktin që ai ka ardhur si turist, për faktin që nuk përfshihet në debate, nuk flet shumë dhe nuk është aktiv.

Sa i përket Valbona Memës, e cila hyri mbrëmë në shtëpinë e Big Brother, Luizi e komentoi hyrjen duke thënë, “U mbush me këngëtarë dasmash këtu”.