Diola përballet me Luizin: Nuk e prisja! Kam menduar se je fisnik, nuk kam më respekt për ty!

Diola përballet me Luizin: Nuk e prisja! Kam menduar se je fisnik, nuk kam më respekt për ty!

Mbrëmjen e kaluar Diola shpërtheu në lot, pasi u ndje e rënduar nga fjala e Luizit, i cili në ‘Prime’ e kaluar tha se ajo, Nita dhe Eni marrin frymë kot.

Këtë bisedë Diola e bëri me Oltën dhe Amosin, ku u shpreh se Luizi nuk mund të thotë për një njeri që merr frymë kot, kur nuk e dinë historinë e personit në fjalë.

Kjo e fundit madje tha se në mesin e tre personave që ‘marrin frymë kot’, njëri prej tyre ka luftuar me kancerin e gjirit.

Sa i përket revoltës që ajo pati në një moment të caktuar mbrëmjen e kaluar, Diola u sqarua me Luizin në dhomën e gjumit.

Kjo e fundit i tha Luizit se nuk gëzon më respekt për të dhe se ai flet pa u menduar, duke lënduar apo ofenduar të tjerët.