“Pas një viti do martohemi”/ Luizi-Kiara do të veshë një fustan të gjatë me dekolte të hapur

Luizi i tha Efit se pas një viti ai do të bëjë dasmë, duke nënkuptuar që do të martohet me Kiarën. Ai foli për ditën e parë të hyrjes në shtëpi, ndërsa komentoi gjërë e gjatë veshjen dhe pamjen e Kiarës natën e 24 dhjetorit.

Duke e komentuar me zë, Luizi foli për imagjinatën e tij, sa i përket ditës së dasmës. Ai tha se Kiarën e imagjinon me fustan të bardhë, me dekolte të hapur dhe me bisht mbrapa.

Sipas imagjinatës së tij, fustani i bardhë do të jetë aq i gjatë, sa do të mbërrijë derën e kishës, aty ku do marrin bekimin e priftit.

Nga ana tjetër, Kiara tha se veten e saj e imagjinon me një fustan saten, të ngjitur pas trupi dhe me flokë të kapura topuz.

Sa i përket pamjes së Luizit, ditën e dasmës, Kiara përmendi vetëm një papion me xixa.