“Ajo mendon që unë i mora Bjordin”/ Luizi flet për Oltën

“Ajo mendon që unë i mora Bjordin”/ Luizi flet për Oltën

Olta dhe Luizi janë kthyer në dy ‘kryetarë’ në shtëpinë e Big Brother, ku secili ka krijuar grupin e tij. Bjordi është në një ‘udhëkryq’ në këtë mes. Ai mëngjesin e nis me Luizin dhe darkën e mbyll me Oltën.

Duke folur me Armaldon dhe Kristin, Luizi tha se Olta ka frikë që ai po i merr Bjordin, kjo për shkak se ata ngrihen njëkohësisht në mëngjes dhe e pijnë kafen bashkë në oborr.

Luizi tha se Olta tani do të ‘sulmojë’ Diolën, më pas Bjordin dhe pastaj Xhonin që pak ditë më parë u bë pjesë e shtëpisë.