“Je frikacak sepse debaton me frikacakë”, Luizi debaton me Maestron
15:34 - 24.01.2023

Luizi i tha Armaldos se ai si natyrë është frikacak dhe se ka frikë të përballet në debate me të.
Ai i tha Armaldos se e sheh atë si frikacak, sepse debaton vetëm me frikacakë, duke iu referuar Bjordit, i cili po ashtu ishte prezent gjatë bisedës së tyre.
Nga ana tjetër, Luizi tha se do të ketë një përballje të fortë sonte me Kristin, që sipas tij, i ka bërë atij diçka.
I pyetur nga Bjordi se për çfarë bëhet fjalë, Luizi tha se nëse momenti për të cilin ai po flet do të transmetohet në Prime, do e marrin vesh të gjithë.