Një muaj brenda shtëpisë, Luizi tregon ndjesitë e tij

Një muaj brenda shtëpisë, Luizi tregon ndjesitë e tij

Si sot një muaj më parë, nisi edicioni i dytë i Big Brother Vip. Luizi shprehu ndjesitë e tij, sa i përket kohës së kaluar brenda në shtëpi.

Duke folur me Xhonin, i cili u bë pjesë e shtëpisë spektaklin e kaluar, Luizi tha se dy javët e para nuk do i ndiej shumë këtu brenda, por sapo të kalojnë dy javë, do ndihet sikur ka dy muaj brenda në shtëpi.

Luizi tha se qëndrimi në shtëpi është i lodhshëm pasi përballesh me të njëjtat fytyra dhe më të njëjtat ambiente.

Luizi shtoi se është shumë provokues si tip, dhe kur ngacmon dikë, arrin deri në atë pikë, sa tjetri të mos durojë dot.

Ai shtoi se nuk ka punë me fëmijët, burrin apo gruan e banorëve këtu, por thjesht lojën që luan e ka personalisht me to.