Darka e Efit dhe Oltës/ Efi:-“Unë nuk eci me strategji!
10:23 - 26.01.2023
Përveç të gjitha hatërmbetjeve dhe debateve për çështje të ndryshme, një pikë tjetër që Olta dhe Efi kanë debatuar ka qenë Luizi.
Efi i tha Oltës se afrimi i saj me Luizin, ka ndodhur pas debatit të tij me Kejvinën. Ajo edhe një herë theksoi faktin se, qëndrimi i saj me Luizin ka ndodhur vetëm për shkak të Kiarës dhe se nuk ka asnjë pikë tjetër, që i lidh ata të dy.
Efi shtoi se ajo nuk ecën me shumicën dhe se nuk bën strategji në shtëpi. E vetmja gjë që ajo po përpiqet të tregojë brenda në shtëpi, janë vlerat e saj.