“Grupimi yt të sheh si skulpturë ari, të adhurojnë”/ Efi-Oltës
11:23 - 26.01.2023

Pak ditë më parë Olta votoi ‘kundër’ daljes së Efit dhe Luizit nga dhoma e izolimit. Kjo ishte një nga çështjet që u diskutua mes tyre, gjatë darkës së sqarimit.
Olta i tha Efit se votimi i saj kundër ka qenë vetëm për Luizin dhe se atë nuk e ka përmendur në asnjë moment.
Ajo shtoi se në rast se deklarata e saj është marrë si ‘sulm’ kundër Efit, atëherë ajo është keqkuptuar.
Efi i tha Oltës se ‘anëtarët’ e grupit të saj, e shohin atë si skulpturë ari, gjithë adhurim. Ajo shtoi se edhe në rastet kur Olta nuk e kërkon mbrojtjen e tyre, ata janë gjithmonë aty, për të ndërhyrë në debate dhe për ta mbështetur atë.