“Nëse hyn ish i dashuri i Kiarës”/ Luizi: Do ta mbaronte loja ime
15:28 - 26.01.2023
Luizi u shpreh se e vetmja gjë që mund ta nxjerrë atë komplet jashtë loje, është nëse brenda në shtëpi mund të futet ish i dashuri i Kiarës.
Ai shtoi se nëse diçka e tillë ndodh, ai do të largohet prej shtëpisë. “Ose unë, ose ai”, tha Luizi duke folur me Valbonën dhe Bjordin në oborr.
Ky reagim i Luizit vjen në një kohë kur ai ia ka shprehur hapur të gjitha ndjenjat e tij Kiarës.
Por edhe kjo e fundit ka thënë se e ka shumë xhan atë dhe ndryshe nga ditët e para në shtëpi, është afruar më shumë me Luizin.