Pas më shumë se dy orësh sqarim, Efi rrëfen një histori të dhimbshme personale!

Pas më shumë se dy orësh sqarim, Efi rrëfen një histori të dhimbshme personale!

Pas dy orë e gjysmë sqarim, Efi dhe Olta nisën të rrëfenin histori personale. Efi i tha Oltës se ajo ka kaluar shumë gjëra në jetë, njëra prej të cilave ishte edhe ndarja nga ish i dashuri i saj tetë vite më parë.

Sipas Efit, katër vite më vonë, ajo njohu një vajzë me të cilën krijoi miqësi të mirë. Kjo e fundit u divorcua nga bashkëshorti, kishte një djalë 16 vjeç dhe vuante nga një sëmundje e rëndë, që mund t’i rrezikonte jetën.

Efi tha se e shihte shoqën e saj gjithmonë duke qarë dhe duke vuajtur, por një vit e gjysmë më parë, ajo mori vesh një të vërtetë për këtë miqësi, që kuptoi se ishte mashtruar nga shoqja e saj.