“Ti u bëre gati të më gjuaje dhe të më pështyje”/ Olta-Efit

“Ti u bëre gati të më gjuaje dhe të më pështyje”/ Olta-Efit

Olta mendon se Efi dhe Luizi konsultohen me njëri-tjetrin, kur ata duan të bëjnë një debat me të. Sipas Oltës, Luizi dhe Efi çdo mendim dhe fjalë që thonë e kanë të njëjtë.

Madje, kjo e fundit i kërkoi Efit t’ia shpjegoi këtë ‘fenomen’. Por, Efi tha se ata thjesht i bashkon i njëti mendim që kanë për të, dhe kjo mbase është arsyeja.

Olta i tha Efit se nëse do ta kishte provokuar në ‘Prime’, do ta nxirrte atë nga vetja, dhe ajo do ta kishte dhunuar. Por, Efi u shpreh se pavarësisht çdo gjëje, ajo nuk e ka në natyrë një gjë të tillë.

Nga ana tjetër, Olta u shpreh se Efi u bë gati që do godiste atë me këmbë dhe ta pështynte në fytyrë.