“Unë të kam qëndruar pranë në shumë momente”/Olta sqarohet me Efin

Efi i tha Oltës se nuk ka asgjë personale me të, thjesht ‘përplasjet’ që kanë ndodhur mes tyre në shtëpi, kanë qenë në kuadrin e lojës.
Ajo tha se në momentin që një person është gabim, ajo do ta kundërshtojë për të dhënë mendimin e saj, por kjo nuk do të thotë që debati është personal.
Sa i përket Luizit, që Olta tha se ishte ai që e krijoi ‘përçarjen’ mes tyre, Efi u shpreh se ajo dhe Luizi qëndrojë bashkë vetëm për shkak të Kiarës.
Efi shtoi se fakti që ajo kalon kohë me Luizin, ndodh për shkak se ai nuk i ndahet një moment Kiarës. Ajo tha se thjesht ka shumë marrëdhënie të mira me Kiarën dhe se për këtë shkak e respekton dhe bën batuta edhe me Luizin.
Nga ana tjetër, Olta i tha Efit se ajo i ka qëndruar pranë asaj në disa momente dhe se midis tyre shpesh herë janë shkëmbyer edhe batuta.
Sipas Oltës, fill pas momentit kur Efi pati një përplasje me Luizin, aty ndryshoi edhe marrëdhënia mes tyre.