Amos-Dea tha që më sheh si shok, unë ngela si ‘qofte’
11:10 - 27.01.2023

Teksa pjesa tjetër e banorëve po kërcenin nën ritmin e këngëve popullore, Amos, Olta dhe Bjordi u distancuan për disa çaste.
Amos i tha këtyre të dyve që kishte biseduar me Dean, lidhur me raporin e tyre të krijuar gjatë këtij muaji brenda shtëpisë.
Sipas tij, Dea i ka thënë Amosit se e sheh atë si shok. Ky i fundit tha se ngeli si ‘qofte’, pasi Dea i ka dhënë atij gjithë kohën sinjale të kundërta, duke nënkuptuar që ajo ka pëlqim për të.
Nga ana tjetër, Amos u shpreh se ka tërheqje ndaj Deas, por vetëm kaq.