Luizi i afrohet Kiarës: Më shih, mos mu largo!

Luizi i afrohet Kiarës: Më shih, mos mu largo!

I pyetur nga Olta nëse e sheh Kiarën lojtare të fortë, Luizi u shpreh që jo. Ai shtoi se për momentin jo, por mbase me kalimin e ditëve ajo ‘shpërthen’, duke nënkuptuar që mund të tregojë një pjesë të karakterit të saj që ende nuk e ka shfaqur.

Dhe nga kjo, mund të kthehet në një lojtare e fortë, brenda shtëpisë.

Teksa Kiara po qëndronte shtrirë në dhomën e gjumit, Luizi shkoi atje dhe nisi ta ngacmonte. Por, Kiara u shmang sërish duke i kërkuar atij të largohet, pasi po përgatitet për ‘Talent Show’.