“O lepurush, o frikacak”/ Plas debati mes Luizit dhe Armaldos
15:48 - 27.01.2023
Luizi dhe Armaldo debatuan me tone të ashpra këtë mëngjes. “Lepurush”, “Frikacak”, “Ti je lepur”, ishin disa nga epitetet që u përdorën gjatë debatit të tyre.
Armaldo i tha Luizit që të merret me banorët dhe jo me të, dhe se ai ka frikë. Por, Luizi i tha Armaldos se personi që ka frikë është ai, sepse nuk ulet përballë tij për të diskutuar.
Luizi i tha banorëve se Armaldo është frikacak dhe se dridhet kur flet me të.
Duke folur nga dera e shtëpisë, Armaldo i tha Luizit se atë e ka dobësuar shumë Kristi dhe Olta.
Luizi i tha Armaldos se do të jetë i nominuar ‘kokë më kokë’ me të. Kjo buzëqeshje shtoi Luizi, do të ngri të shtunën.