“Po e sollën, nuk di çfarë bëj”/ Luizi: Vetëm nëse vjen një person..

Po e sollën, nuk di çfarë bëj/ Luizi: Vetëm nëse vjen një person..

Për të dytën ditë radhazi, Luizi përsëriti faktin që nëse ish i dashuri i Kiarës futet brenda në shtëpi si konkurent, ai do të tërhiqet nga gara dhe do të dalë nga shtëpia.

Duke folur me Kiarën dhe me Oltën në oborr, Luizi tha se vetëm nëse hy një person këtu në shtëpi, e nxjerr atë jashtë loje, duke nënkuptuar ish të dashurin e Kiarën, gjë për të cilën foli edhe dje.

Olta nga ana tjetër, i tha Luizit që të mos e përmendë më këtë gjënë, sepse do ja gjejnë atë personin me qiri.

Ata folën edhe për liderin e javës. Duke folur me batuta, Luizi i tha Oltës që ai do ta zgjedhë atë që të marrë në dorë lidershpin këtë javë, por Olta tha nëse ai bëhet asistenti i saj, ajo do ta pranojë.