Olta dhe Luizi shkelën rregullat, dënohen nga Vëllai i Madh

Olta dhe Luizi shkelën rregullat, dënohen nga Vëllai i Madh

Luizi dhe Olta kanë thyer rregullat e shtëpisë. Ata folën për nominimet, një rregull ky që ndalohet nga Vëllai i Madh, të diskutohet në shtëpi.

Luizi: Unë për vete thjesht them që do nominoj këto persona.

Arbana: Nuk lejohet, është e ndaluar.

Olta: Unë vetëm momentin e fundit që fola për Diolën, isha pjesë e kësaj bisede.

Luizi dhe Olta u dënuan nga Vëllai i Madh për thyerjen e rregullave. Big Brother vendosi që ata të kenë zero buxhet personal. Ndërsa banorët e tjerë, do të kenë buxhet të përgjysmuar.

Arbër: Unë mendoj se diskutimi i nominimeve është thelbësor në këtë lojë. Shpesh herë banorët nuk kanë treguar takt kur flasin për dikë aty brenda. Lojtarët nuk e kanë vrarë mendjen fare që kanë folur për nominimet. Ju sugjeroj që kjo gjëja të mos bëhet precedent.

Tea: Luizi ma tha hapur që do bëhet bashkë me Oltën, për të hequr tullën (Tean).

Zhaklin: Më duken diskutime vanitoze. Ndonjëherë banorët duket sikur janë në pazar. Pse i tregoni stategjitë e tua brenda në shtëpi?

Luizi: Ti merre si të duash, ose si të vërtetë ose si strategji.

Zhaklin: E para ju po thyeni rregullat. Tani po pyes, ju e keni stategji, apo jo? Ti në fillim hyre me çekiç në dorë, tani e ke përmirsuar imazhin tënd.

Luizi: Është meritë e Kiarës.