Tea- Më mirë të dal nga shtëpia, po vlerësohen disa njerëz më shumë se unë

Tea- Më mirë të dal nga shtëpia, po vlerësohen disa njerëz më shumë se unë

Teksa po darkonin jashtë në oborr, Tea i tha banorëve që është më mirë që ajo të largohet nga shtëpia, sepse sipas saj, aty po vlerësohen disa njerëz më shumë se ajo.

Tea tha se këtë që po thotë, nuk e ka as me Armaldon dhe as me Bjordin. Olta nga ana tjetër, i tha se ajo e ka me të.

Duke folur me ironi dhe të qeshur, Tea pranoi që e kishte me Oltën.

Këto të dyja thanë se kanë një bisedë për të sqaruar, por do e diskutojnë pasi të përfundojë televotimi. Sepse sipas Teas, nëse bisedohet tani, do të duket false dhe sikur po e bëjnë për lojë, njëjtë si Armaldo me Luizin.