Valbona e mërzitur, banorët përpiqen ta ngushëllojnë

Valbona e mërzitur, banorët përpiqen ta ngushëllojnë

Pas Luizit edhe Valbona është ndjerë keq brenda në shtëpi. Ajo shfaqi një ndjenjë ankthi dhe u shpreh se është mërzitur shumë nga presioni brenda shtëpisë.

Amos i tha asaj ta marrë më shtruar, pasi këtë gjendje e kanë përjetuar të gjithë në ditët e para. Një pjesë e madhe e banorëve i qëndruan pranë Valbonës për ta qetësuar.

Armaldo po ashtu bisedo me të, duke i thënë që në qoftë se edhe një herë tjetër ai debaton me Valbonën, ai do marrë valixhet dhe do lërë shtëpinë.

Valbona i tha ‘Maestros’ se banorët e duan atë jashtë shtëpisë sepse e nominojnë shpesh. Veç kësaj, Valbona u shpreh se banorët e shohin Armaldon si konkurent të fortë, prandaj e nominojnë.