“Këto ngacmime janë të poshtra, Olta ka një familje”/ Luizi dhe Armaldo komentojnë lojën

“Këto ngacmime janë të poshtra, Olta ka një familje”/ Luizi dhe Armaldo komentojnë lojën

Luizi dhe Armaldo komentuan lojën e ‘Pyetjeve anonime”.

Sipas Luizit, njëra prej pyetjeve që iu drejtua Oltës, në lidhje me Kristin ishte shumë e shëmtuar, sepse ajo është e martuar dhe të tilla pyetje nuk kanë vend.

Pyetja tendencioze drejtuar Oltës, krijoi diskutim mes Luizit dhe Armaldos.

Luizi tha se ajo e meriton një gjë të tillë për njeriun që është, por pyetja ishte e gabuar, pasi Olta ka një familje jashtë.

Ai shtoi se ato pyetjet ngacmumese mund t’i bëhen Amosit apo Deas, duke qenë se janë beqar, por jo një gruaje apo burri të martuar.