Luizi dëshiron ti japë biletën e tij Efit/ “Dua të marr konfirmimin”
17:11 - 30.01.2023

Efi është një nga banoret që ka dalë në nominim këtë javë. Luizi i tha Efit se biletën e tij, do ja japë asaj, nëse del nga shtëpia e Big Brother Vip.
Luizi shtoi se këtë kërkesë do e bëjë sërish në ‘Prime’ , nëse sot produksioni nuk i sjell konfirmomin që një veprim i tillë mund të kryhet.
Nga ana tjetër, Efi i tha Luizit se nuk ka pse e bën një gjë të tillë.
Kujtojmë se Efi është në nominim bashkë me Tean, Armaldon dhe Bjordin.