Luizi mban veshur rrobëdishanin e Kiarës, ajo afrohet dhe e puth!
22:27 - 30.01.2023
Edhe pse dita nisi dhe vijoi me debate dhe përplasje të shumta, Luizi e mbylli më së miri duke përqafuar Kiarën.
Ky i fundit doli nga dushi dhe veshi rrobëdishanin e Kiarës. Ai u shtri në krevatin e saj, ku u puthën e u përqafuan me njëri-tjetrin.
Kiara i tha Luizit se e kishte marrë malli për të. Ky i fundit ndonëse buzëqeshi, i tha Kiarës se nuk e beson dhe se këtë gjë po e thotë për t’i bërë qejfin.