Maestro-Luizit: Ke fat që ke Kiarën prandaj nuk të biem!

Maestro-Luizit: Ke fat që ke Kiarën prandaj nuk të biem!

Të gjithë banorët mendojnë se pika e dobët e Luizit në shtëpi është Kiara. Madje, kur ata duan ta ngacmojnë apo të debatojnë atë, ‘sulmojnë’ Kiarën.

Armaldo i tha Luizit se është me fat që ka Kiarën në krah, sepse për ndryshe do e ‘godisnin’ atë. Pas kësaj deklarate, Luizi i tha Kiarës se e ka zemër dhe e don shumë sepse ajo ka humor.

Pasi u ngrit nga tavolina,  Maestro i tha Luizit se me atë do merret me vonë. Duke iu kthyer me humor, Luizi i tha Armaldos të heqë mikrofonin, sepse do e hedhi në pishinë.