Olta bisedon me Maestron: Jam zjarr fare sot, gati për luftë! 

Olta bisedon me Maestron: Jam zjarr fare sot, gati për luftë! 

Armaldo është njëri prej banorëve që shoqërohet me të dyja grupet brenda në shtëpi. Edhe me grupin e Luizit dhe me atë të Oltës.

Madje kur ndodhin situata apo ngacmime në shtëpi, ai mendimin e tij e shpreh veçmas me “pjestarët” e të dyja grupeve.

Mëngjesin e sotëm, Efi i tha Oltës që të shtyhet pak, për t’i krijuar hapësirën që të ulej edhe ajo. Olta i hapi vend Efit, por ky veprim nuk i pëlqeu Armaldos.

Teksa po rrinin në kuzhinë, Armaldo i tha Oltës se bëri gabim që u distancua kur ia kërkoi Efi. Mesa duket Armaldo po përpiqej t’i hidhte akoma më shumë “benzinë” zjarrit.