“Po kopjon lojën e Luizit”/ Kristi-Armaldos

Po kopjon lojën e Luizit/ Kristi-Armaldos

Kristi i tha Armaldos se ai po bëhet një kopje ‘e shëmtuar’ e Luizit. Sipas Kristit, Armaldo sillet njësoj si Luizi. Vjen, provokon dhe pastaj ikën.

Ai mendon se Maestro po luan njësoj si Luizi. Armaldo e kundërshtoi mendimin e Kristit. Sipas tij, ndryshe nga Luizi, ai nuk ofendon në shtëpi dhe nuk po ngacmon askënd, por thjesht po bën humor.

Kristi e këshilloi Armaldon të tregojë kujdes, sepse sipas tij, dashur pa dashur, do e fusin në grup dhe do e bëjnë një imitim të dobët të Luizit.

Këtë bisedë, Kristi e bëri edhe me Oltën. Olta tha se Armaldo i bën gjërat me inat dhe se është “tra la la”.