“Sot ma ka shpifur Maestro, ka bërë shumë gabim”/ Olta për Armaldon 

Sot ma ka shpifur Maestro, ka bërë shumë gabim/ Olta për Armaldon 

Loja që po bën Armaldo brenda shtëpisë ka krijuar shumë polemika. Në dy javët e para, Maestro ishte shumë i qetë, jo aktiv dhe nuk përfshihej në debate. Por çdo gjë ndryshoi. Ai është kthyer në një konkurent të fortë.

Olta dhe Kristi po komentonin pikërisht lojën e Armaldos deri më tani. Kristi tha se ndonëse pak më herët i tha atij që po luan mirë, këtë mendim e ka ndryshuar.

Olta nga ana tjetër, tha se loja e Maestros i’a shpif komplet. Kristi u shpreh se edhe për imazhin që ai ka, nuk i shkon ajo lojë që po bën, ndaj mendon se është i rrezikuar për të dalë nga shtëpia.