“Ti je llumi i shoqërisë”, “E pamoralshme”/ Plas debati mes Luizit dhe Oltës

“Ti je llumi i shoqërisë”, “E pamoralshme”/ Plas debati mes Luizit dhe Oltës

Përplasje të forta u shënuan mëngjesin e sotëm mes Luizit dhe Oltës në oborr. Dy konkurentët, kaluan në ofendime të rënda për njëri-tjetrin dhe kjo nisi kur Olta i tha Luizit se është e vetmja banore që e përballon atë në debat.

Luizi e cilësoi Oltën si femër pa moral dhe të pafytyrë.  Olta i tha Luizit se ai është një “miush’’ i vogël që nuk ka argumente.

E revoltuar, ajo i tha Luizit se është llumi i shoqërisë dhe se fjalët e tij nuk i merr për bazë fare, sepse sipas Oltës ai është nivel i ulët.