Bjordi-Më penalizoi mosha, nuk e kam atë energjinë që kam pasur
Bjordi doli nga shtëpia e Big Brother Vip si më pak i pëlqyeri nga publiku. Ai nuk kishte biletë vajte-ardhje.
Në studio ai tha se gjëja që e penalizoi është energjia e vakët, për shkak të moshës.
Bjordi: E shijova, por mbase nuk ishte edicioni im. Do e provoj te Big Brother Vip3. (Qesh)
Zhaklin: Publiku don këto banorët që bëjnë zhurmë dhe debate. Bjordi është natyrë e mrekullueshme dhe ka shumë etikë. Ai hyri pak me vonesë, kur banorët i kishin bërë strategjitë e tyre. Më vjen keq që doli.
Bjordi: Aty brenda është 200 përqind ndryshe. Nuk e di pse. Mendoja se mund të ndikoja pozitivisht aty, por kishte shumë tension. Është edicion shumë i fortë dhe interesant. Kam qenë shumë i ngarkuar dhe nuk e kam më atë fuqinë që kam patur. Tea e rivlerësova, e pash ndryshe brenda. E pash lojtare të fortë dhe të matur. Të gjithë janë shumë ndryshe. Nuk e keni idenë sesi është aty brenda. Ka një tension të padukshëm që i shtyn njerëzit të luajnë.