“Kërkoj falje për çfarë të thashë, por…”/Armaldo-Amosit

“Kërkoj falje për çfarë të thashë, por…”/Armaldo-Amosit

Armaldo dhe Amos gjithashtu debatuan me njëri-tjetrin këtë javë.

Amos: Dua të them që, që kur jemi futur brenda, me Maestron kemi patur raporte të mira. Armaldos gjatë rrugës, ka filluar t’i shijoi loja. Problemi fillon kur Maestro bën komente të pavërteta, gjë që nuk e favorizon fare imazhin tim këtu brenda. Dhe e dyra, u fut në një debat, kur nuk kishte pse përfshihej.

Armaldo: I kërkoj ndjesë Amosit për fjalët. U nxitova. Kohët e fundit, ka filluar të jetë shumë i afruar me Luizin. Edhe pse nuk duhet të ndërhyjmë ndonjëherë, kjo nuk na ndalon të mos japim mendimet tona. Nuk më pëlqeu mënyra sesi më foli kur isha i ulur në kolltuk. Por mbase ka qenë i fyer. Unë nuk i kam bërë dhe nuk i kam thënë asgjë të keqe.

Dea: Ka reaguar për fjalën që ke thënë.

Armaldo: Mendova që ke qenë i fryrë nga diskutimi me Oltën. Këtu pastaj u irritove ti.

Amos: Kohët e fundit është e vërtetë që nuk jam përfshirë në debate, sepse nuk më kanë pëlqyer. Maestro u fut si “pilaf” në mes, gjatë një debati që unë po bëja me Oltën.

Armaldo: Olta i tha Amosit pse nuk ndërhyre për një koment që u bë në lidhje me të. Aty ndërhyra unë. Ku është e keqja këtu? Ai u kthye në mënyrë të irrituar.

Amos: Nuk isha aspak i irrituar.

Armaldo: Unë i njoh mirë irritimet dhe kërcënimet. Unë u ndjeva i provokuar. Nuk të kam rënë në qafë.