“Mes teje dhe Oltës nuk ka miqësi”/ Debat mes Kristit dhe Zhaklin

“Mes teje dhe Oltës nuk ka miqësi”/ Debat mes Kristit dhe Zhaklin

“Loja e anonimeve” krijoi shumë batuta, por edhe debate në shtëpi. Kjo pasi, disa prej pyetjeve ishin shumë ngacmuese dhe tendencioze.

Luiz: Pyetjet e mia dihen.

Efi: Dua ta di kush ma ka bërë pyetjen për veshjen time. Shumë e shëmtuar të bëhen të tilla pyetjesh tendencioze.

Luiz: Një pyetje që jubë Kristit për Oltën, isha kureshtare ta di kush e ka bërë.

Kristi: Pse don ta dish.

Luiz: Olta është grua e martuar, ka një familje. Pyetja është shumë e ulët. Shumë e ulët. Po flas seroizisht. Po të drejtohem ty, a ke ndonjë dyshim për personin që ta ka bërë.

Kristi: Nuk kam fare interes. Ka banorë të tjerë që kanë komente për këtë?

Armaldo: Nuk e kuptoj, që pse Luizi po e komenton. Cili është qëllimi yt.

Luiz: Ore, thjesht më bëri shumë përshtypje.

Olta: Nuk dua ta di kush e ka bërë. Jam e bindur që do ta gjej vetë. Do ishte më e keqe nëse do më ishte bërë mua.

Kristi: Kur flasim për marrëdhëniet, mendohen vetëm ato romantiket. Ka edhe marrëdhënie miqësore.

Zhaklin: Olta kujdes nga Kristi. Nuk është shefi i diplomacisë. Për mendimin tim, Kristin e ka kundërshtar në lojë. Ti nuk i beson Oltës.

Kristi: Deri në një fare pike po.

Zhaklin: Ti po e le Oltën të dalë nga vetja. Të ishe shok i Oltës, i kishe tërhequr vëmendjen dje. Kjo është shoqëri. Ti po bën lojë. Nuk besoj tek shoqëria juaj.

Kristi: Nuk thash që jemi miq të mirë këtu. Por, kemi afrimitet me njëri-tjetrin. Kemi më shumë se afrimitet. Gjithmonë e kam kritikuar për gjërat që ka bërë.

Zhaklin: Efi e bën për Luizin. Kiara e bën për Efin. Ky është afeksion, që ti nuk e ke.

Amos: Unë dua të jem i distancuar.

Zhaklin: Duket. Ke të drejtë dhe e kuptoj pse.

Amos: Kjo nuk është mungesë miqësie, thjesht nuk dua të përfshihem.

 Zhaklin: Ti je i distancuar nga kjo lojë, Kristi jo.