“Aq shumë jam mërzitur”/ Olta bisedon me Amosin

Aq shumë jam mërzitur/ Olta bisedon me Amosin

Pasi Luizi i tha se Olta është ndjerë shumë keq emocionalisht sot, Amos u ngrit menjëherë  nga tavolina dhe shkoi të bisedojë me të.

Olta u shpreh se është thellësisht e mërzitur dhe ndihet se po e “godasin” nga jashtë shtëpisë, duke veçuar emrin e opinionistes Zhaklin Lekatari.

Amos i tha Oltës se personat që e ngacmojë, e bëjnë këtë gjë vetëm në kuadër të lojës dhe nuk ka pse mërzitet nga kjo gjë.

Olta shtoi se ka nisur  të qajë që në orën 06:00 të mëngjesit dhe se akoma nuk e ka shfryrë të gjithë mërzinë.