“Do bëj valixhet dhe do iki fare” / Olta flet me Valbonën

“Do bëj valixhet dhe do iki fare” / Olta flet me Valbonën

Mëngjesi i sotëm nuk ishte më i miri për Oltën, e cila për herë të parë nga hyrja e saj në shtëpi, shpërtheu në lot.

Sapo u zgjua dhe doli në oborr, ajo i tha Luizit dhe Valbonës se është zgjuar shumë e mërzitur.

Më pas, Olta i kërkoi Luizit t’i bënte asaj një kafe, ku nisi të fliste me Valbonën. Ajo i tha Valbonës se nuk arriti dot të shijonte surprizën e djalit, pasi ngriu e tëra dje në spektakël.

Ajo shtoi se nuk e shijoi surprizën, pavarësisht se u gëzua shumë kur e pa të voglin e saj.