“E trajtoi si leckë”/ Banorët flasin për Luiz-Tea
Amos, Dea, Kristi dhe Olta diskutuan raportin e ndërlikuar mes Teas dhe Luizit. Sipas Amos, Luizi e ka trajtuar Tean si leckë.
Olta i tha Amosit që të mos presë gjë nga Tea, për aq kohë sa ajo vazhdon dhe i jep muhabet një personi që ka ofenduar të gjithë banorët brenda shtëpisë.
“Jo vetëm nga Tea, por edhe nga Luizi nuk duhet të presësh asgjë”, shtoi ajo.
Kjo e fundit shtoi se Teas i ka rrëshqitur situata nga duart dhe se thjesht e ka gjetur veten në një situatë të tillë, në raport me Luizin.
Ndonëse fillimisht u aludua se Tea e dashuronte Luizin, nga mënyra sesi ajo e shikonte atë kur fliste, Amos tha se nuk e ka besuar asnjëherë diçka të tillë.
Sipas tij, mendimi ndryshon edhe me kalimin e kohës, në varësi të zhvillimit të ngjarjeve brenda në shtëpi.