“Kemi perspektiva të ndryshme”/ Tea bisedon me Luizin
18:41 - 01.02.2023

Mërzia e Oltës dhe gjendja e saj e rënduar emocionale, ka shqetësuar thuajse të gjithë banorët. Luizi i tregoi Amosit për sjelljen e Oltës mëngjesin e sotëm, e cila nga nervat theu filxhanin e kafesë, kur po bisedonte me Armaldon.
Ai i tha Amosit se Olta shprehu dëshirën për të dalë, sepse ka një jetë jashtë, ka një karrierë dhe shumë gjëra të tjera që e presin.
Amos u ngrit nga tavolina dhe shkoi të bisedonte me Oltën. Tea e cila ishte e pranishme aty gjatë bisedës, i tha Luizit se dje e ndjeu rrezikun për të dalë nga shtëpia.
Sipas saj, Bjordi ishte shumë pozitiv brenda, ndërsa shtoi se krahasuar me Luizin, perspektivat e saj janë shumë ndryshe.