“Nuk kam dalë nga vetja fare”/ Olta e nervozuar përplas filxhanin
16:59 - 01.02.2023

Olta dhe Maestro komentuan spektaklin e mbrëmjes së kaluar, si dhe pjesën kur opinionistja Zhaklin Lekatari, i tha Oltës se ajo ka dalë nga vetja.
Duke folur me Armaldon, Olta tha se ajo nuk ka dalë fare, në asnjë moment nga vetja. Por, sapo e tha këtë gjë, ajo përplasi filxhanin e kafesë në dysheme.
Kjo situatë alarmoi Valbonën dhe Luizin, të cilët u afruan dhe e pyetën Oltën se çfarë ndodhi.
Por, ajo tha se thjesht po shkarkonte nervat.