“Nuk mbaj më”/Olta përlotet, banorët përpiqen ta qetësojnë 

Nuk mbaj më/Olta përlotet, banorët përpiqen ta qetësojnë 

Surpriza që iu bë Oltës dje nga Vëllai i Madh, i cili përmes një ekrani shfaqi djalin e saj 2-vjeç, e preku tej mase Oltën.

Ndonëse ajo nuk e dha veten mbrëmjen e shkuar në spektakël, ky mëngjes ishte i vështirë për të, pasi e ndjen shumë mallin për të voglin e saj.

Duke folur me Valbonën, Olta u shpreh se është shumë e mërzitur, ndërsa u ngrit nga tavolina dhe bëri disa xhiro rreth pishinës me lot në sy.  

Olta më pas u ul në një cep të oborrit dhe nisi që qante me dënesë. Valbona dhe Armaldo u afruan pranë saj dhe u përpoqën ta qetësojnë.