Tea ka në plan të luajë rolin e dashnores në dasmë, Nita dhe Diola gati të hyjnë në rol
20:03 - 01.02.2023

Tea foli me Diolën dhe Nitën për nominimet mbrëmjen e kaluar, ku një pjesë e madhe e banorëve i bënë ato në dhomën e ndenjes, pasi përzgjodhën goglat me biletat “hapur”.
Sipas Teas, Luizi dhe “grupi” i tij, donin të nominonin atë, siç bënë edhe rradhën e kaluar, por fakti që nominimi ishte i hapur, kishin frikë.
Nga ana tjetër, Diola tha se javën tjetër ajo do të dalë në nominim dhe i tha Nitës që nëse ajo del, do ta presë atë në Brezovicë.
Teksa banorët po përgatiten për “Dasmën tradicionale shqiptare”, ku çifti që do martohen janë Luizi dhe Kiara, Tea i tha Nitës dhe Diolës se ajo do luajë rolin e dashnores, por që për këtë ide të saj, nuk ka asnjë dijeni pjesa tjetër e banorëve.