Banorët bisedojnë/ Dea: Çfarë mund të bëjmë ne këtu, pse po rrimë?!
16:15 - 02.02.2023

Luizi dhe Kiara janë dy nga banorët të cilët kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, në këtë edicion të dytë të Big Brother Vip.
Në një situarë të tillë, kur thuajse e gjithë vëmendja është te to, Dea tha se nuk ka çfarë bën më në shtëpi, kur është krijuar një atmosferë e tillë.
Sipas saj, për aq kohë sa një njeri i cili ofendon vlerësohet më shumë se dikush tjetër që nuk e bën, atëherë nuk ka vlerë të qëndrosh më në shtëpi.
Këtë bisedë ajo e bëri me Amosin, Oltën dhe Diolën , ku i tha atyre që të dalin të gjithë si grup dhe në shtëpi të qëndrojnë vetëm dy apo tre veta dhe të debatojnë me njëri-tjetrin.