Luizi dhe Kiara e mbyllin mbrëmjen me puthje
16:29 - 02.02.2023

Pas puthjes dhe ceremonisë martesore, Luizi dhe Kiara biseduan në krevat dhe bënë komentet mbi “magjinë” e dasmës.
Luizi e pyeti Kiarën nëse ajo e ndjeu vërtëtë puthjen, apo nëse është penduar tani që e mendon, duke qenë se Kiara ka qenë shumë skeptike për pëlqimin dhe ndjenjat e Luizit.
Kiara i tha atij se nuk është penduar fare, pasi bëri një gjë që e ndjente për ta bërë.
Pasi biseduan deri në orët e para të mëngjesit, Luizi dhe Kiara e mbyllën ditën me një puthje në buzë.