Gjashtë orë në këmbë/ Skualifikohen nga loja 8 banorë
20:26 - 03.02.2023


Pas gjashtë orësh, vetëm pesë banorë mundën të rezistonin. Ndonëse Luizi dhe Olta ishin pretendentët kryesorë për të fituar këtë sfidë, ata të dy u skualifikuan.
Në lojë momentalisht janë, Efi, Dea, Armaldo, Amos dhe Nita.
Sfida e rezistencës rezultoi të ishte shumë e vështirë për banorët. Edhe pse një pjesë e tyre e morën me sportivitet, në fakt, gjatë rrugës pati shumë vështirësi.
I ftohti, qëndrimi në këmbë, nevoja për të shkuar në tualet dhe një sërë faktorësh të tjerë, penalizuan 8 banorë.