Luizi urinoi gjatë sfidës, Kiara: Ti bën gjithçka për lojë
22:41 - 03.02.2023
![Luizi urinoi gjatë sfidës, Kiara: Ti bën gjithçka për lojë](https://bigbrothervip.top-channel.tv/wp-content/uploads/2023/02/18-1.jpg)
Fakti që Luizi urinoi në oborr, në sy të të gjithë banorëve, pasi nuk donte të hiqte dorë nga sfida e rezistencës, irritoi tej mase Kiarën.
Ajo tha se ndihet keq nga veprimi i tij, pasi bëri të kundërtën e asaj që kërkoi. Kiara i tha Luizit ta lështonte butonin dhe të shkonte në tualet, pra të hiqte dorë nga loja, por Luizi nuk e bëri.
Duke folur me të në oborr, Kiara i tha ta lërë vetëm, pasi ishte mërzitur nga kjo gjë.
Nga ana tjetër, Efi, e cila është kthyer në “krahun e djathtë” të Luizit në shtëpi, debatoi ashpër me Amosin, pikërisht për veprimin e Luizit.
Teksa Amosi e cilësoi Luizin shtazë, Efi tha se ai është askushi që të gjykojë veprimet e dikujt tjetër.