Sfida e rezistencës/ Luizi dhe Olta skualifikohen
21:48 - 03.02.2023
![Sfida e rezistencës/ Luizi dhe Olta skualifikohen](https://bigbrothervip.top-channel.tv/wp-content/uploads/2023/02/16.jpg)
Luizi dhe Olta u skualifikuan njëkohësisht nga sfida e rezistencës. Ata lëshuan për një moment butonin, çka solli përjashtimin e tyre nga loja.
Olta tha se i erdhi shumë keq që ndodhi kështu, pasi ajo e kishte ndarë mendjen për të shkuar deri në fund.
Ajo tha se tek e fundit, nuk ka ndonjë gjë dhe i uroi banorëve të tjerë suksese.
Ndërkohë, kujtojmë se në lojë janë ende Efi, Dea, Amos, Armaldo dhe Nita.