Sfida e rezistencës/ Luizi: Ky poçi do më japë 2.500 euro 

Sfida e rezistencës/ Luizi: Ky poçi do më japë 2.500 euro 

Teksa orët kalojnë, banorëve po u soset durimi me “Sfidën e Rezistencës”.

Luizi është një nga banorët që ka shfaqur rezistencë deri më tani, ndryshe nga të tjerët të cilët janë ulur, apo kanë shfaqur shenja lodhjeje.

Ai i tha Kiarës t’i dhuronte një puthje në buzë, pasi kjo mënyrë, e bën atë akoma më të fortë në këtë sfidë.

Nga ana tjetër, kjo lojë, bëri bashkë Efin dhe Oltën, dy banore këto që gjithmonë kanë pasur përplasje me njëra-tjetrën brenda në shtëpi.

Dy vajzat i kishin butonat pranë njëra-tjetrës, për pasojë herë pas here shkëmbenin edhe ndonjë fjalë.