Sfida e rezistencës/ Luizi mbulohet me batanije dhe urinon

Sfida e rezistencës/ Luizi mbulohet me batanije dhe urinon

Sfida e rezistencës konsistonte në shtypjen e butonit, të qëndruarit në këmbë dhe ndalonte lëvizjen nga aty për të shkuar në tualet, për nevoja personale.

Pikërisht rregulli i fundit u shkel nga Luizi. I pozicionuar për afro gjashtë orë me dorën në buton, Luizit i lindi nevoja për të shkuar në tualet.

Duke qenë se nuk mundi të rezistonte dot, ai urnoi përpara të gjithë banorëve. Ai i kërkoi Xhonit t’i sillte një batanije për tu mbuluar nga kamerat, por në fakt problemi i vetëm nuk ishin kamerat.

Veprimi i tij irritoi një pjesë të madhe të banorëve, të cilët filluan të ulërisnin nga ky gjest.